metonimi
METONIMI f. gjuh., let.
- Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre, duke u mbështetur në afrinë që kanë sendet e dukuritë në hapësirë a në kohë, në lidhjet e tyre sipas lëndës, sipas funksionit etj. (p.sh. «tryezë e pasur» në vend të «gjellë a të ngrëna të shumta», «u rreshtua klasa e tretë» në vend të «nxënësit e klasës së tretë», «u nis i tërë fshati» në vend të «fshatarët», «me hekur e me zjarr» në vend të «me shpatë e me zjarr» etj.); fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim; figura letrare që ndërtohet me këtë mënyrë. Metonimi gjuhësore (letrare).