METRAZH m.

  • 1. spec. Gjatësia në metra e diçkaje; sipërfaqja e diçkaje e shprehur në metra katrorë. Metrazhi i murit (i kanalit). Metrazhi i shpimit. Film me metrazh të gjatë (të shkurtër). kinem.
  • 2. kryes. Tekstil që tregtohet me metër; dyqani ku bëhet tregtimi i tekstileve. Metrazhe verore (dimërore). Metrazhe të leshta (të pambukta, të mëndafshta). Metrazhe për burra (për gra).