mi
MI f. muz.
- Nota e tretë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë. Nota mi.
MI pron.
- 1. Shumës i IM. Djemtë e mi. Shokët e mi. Njerëzit e mi. Librat e mi.
- 2. si em. ~TË (të). Njerëzit e mi të afërt, me të cilët kam lidhje gjaku, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njerëz, të cilët i dua dhe të cilëve u besoj shumë. Erdhën (ikën) të mitë. Nuk ka asnjë nga të mitë.
MI m.
- 1. Gjitar i vogël nga rendi i brejtësve, me trupin të mbuluar me qime të buta në ngjyrë të përhimët, me feçkë të zgjatur, me veshë të mëdhenj e me bisht të gjatë, që rron nëpër shtëpi dhe ushqehet zakonisht me mbeturinat e ushqimeve etj. Mi i vogël. Si bishti i miut. Macja gjuan miun. Bar miu (minjsh). Çark minjsh. U kap (u zu) si miu në çark (në kurth). E ka turirin si të miut. Surrat miu. shar. i thuhet një njeriu që e ka fytyrën thatime, të ngushtë e të zgjatur.
- 2. Përdoret si gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje gjitarësh të tillë me madhësi e ngjyra të ndryshme. Miu i zi. Miu i murrmë. Miu gushëverdhë. Miu i verdhë. Miu i shtëpisë. Miu i arave (i fushës). Miu i pyllit. Miu i ujit.
- 3. fig. shar. Njeri pa vlerë; njeri që rri fshehur nëpër vende të mbyllura e të errëta; frikacak; ai që e ka zakon të kërkojë diçka vrimave ose që punon a vepron fshehurazi.
- Dasmë minjsh rrëmujë e madhe, zallahi. Është si miu në hauz (në poç) shih te HAUZ,~I. Është (ka rënë) si miu në miell shih te MIELL,~I. Atij i bren miu pallën thuhet për një njeri që është shumë fatkeq e shumë i pazoti e i humbur. Ka frikë (trembet) edhe nga miu mospërf. është shumë frikacak. E ka lëpirë miu dikë shih te LËPIJ. Heq (vuan) si miu në mur (si gjarpri nën gur) shih te GJARP/ËR,~RI. Hyn (futet) në vrimë të miut shih te VRIM/Ë,~A. Shkojnë (venë) si macja me miun shih te MAC/E,~JA. I vë zile miut trillon gjëra të paqena, shpif e përhap fjalë për gjëra që s'kanë ndodhur kurrë. Bie miu e thyen kokën diku nuk ka asgjë atje, nuk ka gjë prej gjëje; është bosh, s'ka asgjë për të ngrënë. S'kishte ç't'i hante miu pas darke ishte shumë i varfër e i këputur, nuk kishte gjë prej gjëje. Miu ha grepin, macja ha miun gjithkujt mund t'i vijë e keqja nga diçka, nuk ka qenie që të jetë e siguruar nga çdo rrezik. U mbars mali e polli një mi fj. u. shih te MAL,~I. Ç'len prej maces (ç'pjell macja), gjuan minj fj. u. keq. shih te MAC/E,~JA. Vrima e miut - pesëqind grosh thuhet kur njerëzve u kanoset një rrezik i madh dhe s'dinë ku të futen që të shpëtojnë. Bar miu bot. shpargull. Bisht miu bot. shih te BISHTMI,~U. Zog miu (zog ferre, zog shtrige) zool. shih te ZOG,~U.