mide
MIDE f. bised.
- 1. Stomak. Vuan nga mideja.
- 2. Dëshirë për të ngrënë, oreks. I erdhi mideja. Sa për të hapur midenë.
- 3. fig. Qejf. I shkon pas midesë dikujt. Ia do mideja i pëlqen, e ka qejf. Ia prishi midenë.
- Nuk e tret mideja diçka është e pabesueshme, nuk besohet, nuk hahet, është gënjeshtër.