mijëvjeçar
MIJËVJEÇAR m.
- Periudhë kohe prej një mijë vjetësh. Në mijëvjeçarin e parë para erës së re. Gjatë dy mijëvjeçarëve të kaluar.
MIJËVJEÇAR mb.
- 1. Që përfshin një kohë prej një mijë vjetësh; që i përket një periudhe prej një mijë vjetësh. Periudhë (histori) mijëvjeçare. Kulturë mijëvjeçare.
- 2. Që ka një moshë prej një mijë vjetësh. Kështjellë mijëvjeçare. Dru mijëvjeçar.