MIKROBORGJEZ m.

  • 1. Pjesëtar i shtresës së mikroborgjezisë, borgjez i vogël. Familje mikroborgjezësh. Mendon si mikroborgjez.
  • 2. keq. Ai që vë interesin e ngushtë vetjak mbi interesin e përgjithshëm të shoqërisë, që është dhënë pas përfitimeve vetjake dhe përpiqet vetëm për mirëqenien e vet; ai që ka mbeturina të një përfaqësuesi të mikroborgjezisë ose ka fituar tipare të tilla. Ishte bërë një mikroborgjez.


MIKROBORGJEZ mb.

  • 1. Që ka të bëjë me mikroborgjezinë, që i përket mikroborgjezisë, i mikroborgjezisë; që shpreh interesat e shtresës së mikroborgjezisë a që pasqyron ideologjinë e saj. Shtresë mikroborgjeze. Ideologji mikroborgjeze. Me prejardhje mikroborgjeze.
  • 2. keq. Që është karakteristik për një mikroborgjez, prej mikroborgjezi. Koncept (qëndrim, kuptim) mikroborgjez. Egoizëm mikroborgjez. Sedër mikroborgjeze. Shfaqje mikroborgjeze. Frikë mikroborgjeze.