militant m. libr.

  1. Anëtar i një partie marksiste a i një organizate përparimtare, që zhvillon një veprimtari të gjallë, duke luftuar me vendosmëri për të plotësuar programin e qëllimet e saj; luftëtar aktiv për një ide të lartë; veprimtar. Militant komunist. Militant sindikalist. Militant i lëvizjes punëtore.


militant mb. libr.

  1. Që është anëtar i një partie marksiste a i një organizate përparimtare dhe zhvillon një veprimtari të gjallë, duke luftuar me vendosmëri për të plotësuar programin e qëllimet e saj; që është luftëtar aktiv për një ide të lartë. Komunist militant. I ri militant.
  • 2. Që ka karakter luftarak, që përshkohet nga fryma luftarake, që të mobilizon në luftë për arritjen e një qëllimi të lartë, luftarak. Art militant. Letërsi militante. Vepër militante. Frymë militante.