militoj
MILITOJ jokal. libr.
- 1. Marr pjesë dhe zhvilloj një veprimtari të gjallë si luftëtar i vendosur në radhët e një partie marksiste-leniniste a të një organizate përparimtare, luftoj me vendosmëri. Militon në radhët e partisë (në radhët e organizatës). Militon si revolucionar.
- 2. vet. veta III. Ka karakter luftarak, përshkohet nga fryma luftarake, ngre njerëzit në luftë për arritjen e një qëllimi të lartë. Vepra militon për revolucionin. Arti ynë militon për ndërtimin e socializmit.