miniaturë
MINIATURË f.
- 1. art. Pikturë e vogël, e punuar me mjeshtëri e zakonisht me shumë ngjyra; shkronjë e zbukuruar në krye të kapitujve të dorëshkrimeve dhe të librave të vjetra. Miniaturat bizantine. Piktor miniaturash miniaturist.
- 2. art. Vepër arti (tablo, portret etj.) në përmasa shumë të vogla, e punuar hollë e me shije. Miniaturë në dru (në porcelan). Koleksion miniaturash.
- 3. let., muz. Pjesë e vogël letrare e muzikore (skenë dramatike, skeç etj.); skicë. Miniaturë teatrale (dramaturgjike). Miniaturë orkestrale (instrumentale, pianistike). Teatri i miniaturave.
- 4. libr. Përdoret me parafjalën në, me kuptimin «në përmasa shumë të vogla, i zvogëluar». Shtëpi në miniaturë. Qytet në miniaturë. Aparat në miniaturë. Magnetofon në miniaturë.