MINISTRI f.

  • Organ qendror i administratës shtetërore, që drejton veprimtarinë në një fushë të caktuar të ekonomisë, të kulturës, të mbrojtjes etj. dhe që ka në krye një anëtar të Këshillit të Ministrave; ndërtesa e këtij organi. Ministria e Industrisë dhe e Minierave (e Financave, e Tregtisë, e Ndërtimit, e Shëndetësisë, e Arsimit dhe e Kulturës...). Ministria e Mbrojtjes Popullore. Ministria e Punëve të Jashtme. Ministria e Punëve të Brendshme. Kolegjiumi i ministrisë. Punonjësit e ministrisë. Drejtoritë e ministrisë.