minus
MINUS m.
- 1. mat. Shenja (-) që vihet ndërmjet dy numrave a dy madhësive për të treguar veprimin aritmetik të zbritjes; shenjë e tillë që tregon vlerën e kundërt me atë të një madhësie pozitive; kund. plus. 4-1 (katër minus një). -a (minus a). I vuri një minus përpara.
- 2. përd. kallëzues. mat. Heqim, zbresim (kur zbresim një numër a një madhësi nga një tjetër); pa. Shtatë minus pesë baras dy.
- 3. spec. Madhësi negative, madhësi nën zero (kur matim temperaturën e ajrit etj.); shenja (-) që përdoret për të shënuar temperaturën nën zero; kund. plus. Në temperaturën minus pesë grade (-5°).
- 4. elektr. Elektriciteti negativ; shenja (-) që tregon elektricitetin negativ në një bateri, në një pilë etj.; kund. plus. Rryma shkon nga plusi në minus.
- 5. Shenja (-) që përdoret për të shënuar një vlerësim të dijeve të nxënësve pak më të ulët se vetë nota e plotë; kund. plus. Shtatë minus (-7).
- 6. flg. libr. E metë, ana e dobët e dikujt a e diçkaje, mungesë, cen; e keqe; kund. plus. Është minus i madh për të. Ia di (ia njoh) minuset dhe pluset. Ka një minus.
- 7. përd. lidh. Pa këtë, hiq edhe.... pa. Shpenzimet minus mundimi.