miqësohem
MIQËSOHEM vetv.
- 1. Bëhem mik me dikë; lidh miqësi me dikë; kund. armiqësohem. U miqësuam në aksion. U miqësuan me fshatarët. Fëmijët miqësohen shpejt njëri me tjetrin. U njohën mirë njëri me tjetrin dhe u miqësuan.
- 2. Lidh krushqi me dikë. Ato dy familje u miqësuan.