MIRËDASHËS m.

  • Njeri që i do të mirën tjetrit dhe sillet ndaj tij si mik e me mirëkuptim, dashamir; kund. keqdashës.


MIRËDASHËS mb.

  • Që u do të mirën të tjerëve dhe sillet ndaj tyre si mik e me mirëkuptim, dashamirës; që bëhet me dashamirësi a me qëllim të mirë; që është veti e dashamirit, prej dashamiri. kund. keqdashës. Njeri mirëdashës. Vend mirëdashës. Fjalë (këshillë) mirëdashëse. Vështrim mirëdashës. Qëndrim mirëdashës. Politikë mirëdashëse.