mirëmbaj
MIRËMBAJ kal.
- 1. Tregoj vazhdimisht kujdes për diçka (për një makinë, për një vegël, për një ndërtesë etj.) për ta mbajtur në gjendje të mirë, për t'i zgjatur kohën e përdorimit etj., mbaj mirë e pastër. Mirëmbajnë makineritë (veglat e punës). Mirëmbajnë rrugët (urat). Mirëmbajnë monumentet e kulturës. Mirëmban rrobat.
- 2. Tregoj vazhdimisht kujdes për një njeri të sëmurë a të pafuqishëm ose për një kafshë, duke e ushqyer rregullisht e duke i bërë të gjitha shërbimet e nevojshme. Mirëmban fëmijët. Mirëmbajnë bagëtinë.