MIRËQENIE f.

  • 1. Gjendja kur nuk mungojnë mjetet për jetesë, kur janë plotësuar të gjitha nevojat materiale e shpirtërore të njeriut a të shoqërisë; gjendje e mirë. Mirëqenie materiale (ekonomike, kulturore). Mirëqenie familjare. Mirëqenia e popullit (e masave punonjëse). Ngritja (rritja) e mirëqenies.
  • 2. Gjendje e mirë nga ana shëndetësore. Së pari pyesim për mirëqenien tuaj.