MISËRISHTE f.

  • 1. Arë e mbjellë me misër; hamullore misri. Korr misërishten. U fut në misërishte.
  • 2. Kërcelli i bimës së misrit, kashta e misrit; fletët që mbështjellin kallirin e misrit. U hodhi qeve misërishte. Ngarkoi qerren me misërishte.
  • 3. Pjesa e fortë e kallirit të misrit pasi i shkoqin kokrrat, koçan, kacarrum. E mbylli shtambën me misërishte. E ndezi zjarrin me misërishte. Shkoq misër me misërishte.