MISTREC m.

  • 1. Njeri shtatvogël e thatim; ai që ka mbetur pa u zhvilluar mirë (për njerëzit e kafshët).
  • 2. keq. Njeri i keq, shpirtvogël e ngatërrestar, që fut spica e nuk lë dy gurë bashkë, njeri grindavec. Mistrec i keq. Sillet si mistrec. Nxirre jashtë, mistrecin! Mos u merr me atë mistrec!
  • 3. si mb. ~, ~E. Shtatvogël e i pazhvilluar, i rrëgjuar e i dobët (zakonisht për kafshët e për bimët). Dem (dash, kalë) mistrec. Lopë (dele) mistrece. Gjel mistrec. Misër mistrec misër të cilit nuk i është rritur kokrra. Fëmijë mistrec.