mit
Shqip
redaktoniEmër
redaktonimit m.
- Lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore - rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë. Mitet e vjetëra. Miti i Anteut. Miti i Prometeut. Miti i amazonave. Miti i Krishtit. Miti i Diellit. Miti i zjarrit. Miti i ringjalljes së hyjnive. Miti i parajsës (i ferrit).
- Diçka që shtrembërohet me qëllim e paraqitet krejt ndryshe nga ç'është, duke i veshur një petk të rremë legjendar a përrallor. Miti i pathyeshmërisë së ushtrisë hitleriane.