mitë
MITË I f.
- 1. Bisk i ri që del rreth trungut të një druri të prerë; lastar.
- 2. Bisk i vogël i të lashtave ose i bimëve të tjera, që ka mbetur i pazhvilluar, mitër. Mitat e misrit (e duhanit).
MITË II f.
- 1. keq. Para a diçka tjetër që dikush ia jep nën dorë një nëpunësi në kundërshtim me moralin socialist që t'i mbarojë një punë në rrugë të jashtëligjshme; ryshfet. Marrja (dhënia) e mitës dënohet me ligj. Merrte mitë.
- 2. etnogr. Shuma e parave që familja e dhëndrit i jepte familjes së nuses; shpërblimi në para që i jepej shkuesit.