mitraloz
MITRALOZ m.
- 1. Armë zjarri automatike e fuqishme, me shumë fishekë të vendosur në një shirit ose në një disk, e cila zakonisht mbështetet në dy këmbëza. Mitraloz i lehtë (i rëndë). Mitraloz dore. Mitraloz kundërajror. Mitraloz me një tytë (me shumë tyta). Shtrati i mitralozit. Mburoja e mitralozit. Çerdhja e mitralozit. Krisma (kërkëllima) e mitralozit. Qitje me mitraloz. Gjuaj (shtie, qëlloj) me mitraloz.
- 2. bised. keq. Njeri që flet shumë dhe kot, njeri të cilit nuk i pushon goja.