MITUR m.

  • Ai që nuk ka arritur ende moshën e pjekurisë, fëmijë i vogël; kund. i madh, i rritur. Rroba për të mitur. Punë të miturish.


MITUR mb.

  • 1. Që është i vogël, që është ende fëmijë ose fare i ri; drejt. që nuk ka arritur moshën madhore, që nuk është bërë ende zot i vetes dhe i përgjegjshëm për veprimet e tij; kund. i rritur. Djalë i mitur. Vajzë e mitur.
  • 2. Që është si një fëmijë, i padjallëzuar, i papjekur e pa përvojë. Sa i mitur qenka!