mizor
MIZOR m.
- Njeri shumë i egër e i pamëshirshëm, njeri i pashpirt, vrasës e gjakatar; barbar, tiran. Mizorët nazistë (fashistë). Sjellje prej mizori. Shpirt mizori.
MIZOR mb.
- 1. Që sillet në mënyrë shumë të egër e të pamëshirshme me njerëzit, që kënaqet kur i bën të tjerët të vuajnë, zemërgur; i pashpirt: që është veçori e një njeriu të tillë. Njeri mizor. Mbret mizor. Ushtri mizore. Me shpirt mizor. Me fytyrë (me pamje) mizore. Me sy mizorë.
- 2. Që të kall tmerr, i tmerrshëm; që është plot mizori, i përgjakshëm. Luftë mizore. Vdekje mizore. Botë mizore.
- 3. Që është përdorur nga një vrasës, që përdoret për të vrarë njerëzit; vrastar. Armë (pushkë) mizore.