mjaft
MJAFT
I. ndajf.
- 1. Në sasi a në mënyrë të mjaftueshme, aq sa duhet, aq sa mjafton; në një masë mesatare, deri në një farë shkalle; në një shkallë të kënaqshme, deri aty ku duhet. Mjaft fole! Mjaft hëngre! Mjaft mori. Mjaft e ndihmuam! Mjaft i ka edhe këto.
- 2. bised. Në mënyrë të ndjeshme a të dukshme, jo pak, shumë. Mjaft i bukur (i shkathët). Mjaft i ri (i vjetër). Mjaft i vështirë. Mjaft mirë (keq). Lexon (mëson) mjaft. Ka përfituar mjaft. U tall mjaft me të. Vapa i lodhi mjaft. Është mjaft i lëvizshëm. Dukej mjaft i mërzitur. Jam mjaft i gëzuar që të pashë. Mbetën mjaft punë për të bërë. Kishte mjaft njerëz. Harxhoi mjaft para. Erdhën mjaft vetë.
- 3. përd. kallëz. Mjafton. Mjaft që të vijë. Mjaft që e kupton. Mjaft që ai të jetë i kënaqur.
II. pakuf. Sasi e madhe frymorësh a sendesh. Mjaft prej tyre ishin vullnetarë.
- Mjaft që... përdoret për të lidhur fjalinë drejtuese me fjalinë e varur kushtore, e cila shpreh kushtin që është i mjaftueshëm për t'u kryer veprimi. Mjaft më!
- a) pusho, mos fol!;
- b) nuk durohet dot më.