mjaftoj
MJAFTOJ jokal.
- 1. vet. veta III. Është mjaft, është i mjaftueshëm, është aq sa duhet: del, arrin. I mjafton buka (uji). Na mjafton të dyve. A ju mjafton kaq? Nuk i mjaftuan paratë. Nuk i mjaftojnë njohuritë (dijet, të dhënat).
- 2. Jam mjaft vetëm unë për diçka; jam në gjendje, kam forca për të bërë diçka. Pse nuk mjaftojmë ne këtu?
- 3. pavet. Është mjaft. Mjafton, tashti duhet të pushojmë.
- 4. pavet. Është mjaft edhe kaq, mjaft që është a që bëhet diçka (përdoret me një folje në mënyrën lidhore). Mjafton të dijë thelbin e çështjes. Mjafton të vijë edhe një. Mjafton t'i shtrohet punës. Mjafton ta kuptojë e të mos e përsëritë gabimin.