mjegullnajë
MJEGULLNAJË f.
- 1. Mjegull e madhe; mjegull e dendur që shtrihet në një hapësirë të gjerë. Mjegullnaja e dendur. Humbi (u zhduk) nëpër mjegullnajë.
- 2. astr. Grumbull i madh trupash qiellorë në hapësirat ndërmjet yjeve, që duket si një mjegull kur e shohim me sy ose me teleskop të zakonshëm. Mjegullnajë planetare. Mjegullnaja e Andromedës.
- 3. fig. Diçka e errët, e paqartë dhe e pakuptueshme; turbullirë. Në mjegullnajën e mijëvjeçarëve para erës së re.