MJEGULLOJ kal.

  • 1. Mbuloj a vesh me mjegull; vesh me një perde si mjegull, që pengon shikimin. Avulli (fryma) mjegulloi xhamin. Tymrat e mjegulluan diellin.
  • 2. fig. E bëj të paqartë, të errët e të pakuptueshme diçka; errësoj, turbulloj (për një ngjarje, për një figurë, për një vepër etj.). I mjegullon ngjarjet (idetë). Ia mjegulloi mendjen (arsyen).