mjegulluar
MJEGULLUAR mb.
- 1. Që e ka mbuluar mjegulla, që ka mjegull; i mjegullt. Male të mjegulluara.
- 2. Që është veshur si me mjegull, i veshur. Xham i mjegulluar. Dritë e mjegulluar. Me sy të mjegulluar.
- 3. fig. Që është bërë i paqartë, i errët e i pakuptueshëm; që nuk është i përcaktuar qartë ose plotësisht i vërtetë a i përpiktë; i vagëlluar. Fjalë (mendime) të mjegulluara. Pamje e mjegulluar. Me mendje të mjegulluar. Përgjigje e mjegulluar.