MJESHTËROR mb.

  • 1. Që është bërë me shumë mjeshtëri; i përsosur. Punë (vepër) mjeshtërore. Përshkrim mjeshtëror. Organizim mjeshtëror. Në mënyrë mjeshtërore.
  • 2. Që ka të bëjë me mjeshtërinë, i mjeshtërisë. Veçoritë mjeshtërore. Nga pikëpamja mjeshtërore.
  • 3. fig. Që i përket mjeshtrit, i mjeshtrit; prej mjeshtri; që është i aftë të bëjë një punë në mënyrë të përsosur, që punon me shumë mjeshtëri, i stërvitur. Pendë mjeshtërore. Dora mjeshtërore. Syri mjeshtëror i artistit.