moçëm
MOÇËM mb.
- 1. I kaluar në moshë, i shtyrë në mot; i vjetër (për njerëzit, kafshët a drurët). Plak i moçëm. Plakë e moçme. Dru i moçëm.
- 2. Që i përket një kohe shumë të kaluar, që ka shumë kohë që ka ndodhur ose që është bërë; i lashtë, i vjetër. Legjenda (ngjarje) të moçme. Varre të moçme. Ndërtesë e moçme. Punë të moçme.
- 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Të moçmit tanë të parët tanë, stërgjyshërit. Ka thënë i moçmi.