MOBILIZUAR mb.

  • 1. usht. Që është thirrur nën armë kur vendi ndodhet në rrezik (për shtetasit); që është marrë ose është futur në punë për nevoja të ngutshme ushtarake e të mbrojtjes, që është vënë në shërbim të ushtrisë (për sende e mjete); që është vënë në gatishmëri luftarake (për ushtrinë e mjetet e saj). Moshat e mobilizuara. Mjete (kafshë) të mobilizuara.
  • 2. Që ka përqendruar të gjitha forcat trupore e mendore dhe është i gatshëm të bëjë përpjekje të jashtëzakonshme për ta kryer një punë sa më shpejt e sa më mirë. Rini e mobilizuar. Kolektiv i mobilizuar.
  • 3. si em. ~, ~I (i) m. ~, ~IT (të) usht. Ai që është thirrur nën armë pas shpalljes së mobilizimit, ai që është mobilizuar. Rreshtimi i të mobilizuarve.