MODELOJ kal.

  • 1. Bëj modelin e diçkaje për ta prodhuar pastaj. Modelon fustane (rroba burrash). Modelon enë.
  • 2. art. Përgatit me një lëndë të butë (me allçi, me baltë, me dyllë etj.) modelin e një skulpture etj.; bëj skemën ose figurën në vija të trasha në një tablo a vizatim. Modeloi bustin (përmendoren) e Skënderbeut.