mokër
MOKËR f.
- 1. Gur i sheshtë e i rrumbullakët si rrotë, mjaft i rëndë e me një vrimë në mes, i cili rrotullohet mbi një gur tjetër të tillë, që është më i madh e i palëvizshëm për të bluar drithë; gur mulliri. Mokrat e mullirit. Bluanin me (në) mokër.
- 2. Mulli dore me dy gurë të vegjël e jo shumë të rëndë, që shërben për të bluar trashë drithë a oriz e për ta bërë bollgur, për të thërrmuar grurë të zier etj.; secili nga dy gurët e këtij mulliri. Goja pa dhëmbë është mulli pa mokra. fj.u. E kam si mokër në qafë e kam barrë të rëndë dikë a diçka.
- 3. Gur i madh. Mokra të forta.
- Kërkon për mokra keq. flet kot, bluan, grin. I vuri mokrat në këmbë e pengoi, nuk e la të bëjë diçka.