MOLEPS kal.

  • 1. I ngjit dikujt një sëmundje; përhap mikrobe tek të tjerët a në një mjedis të caktuar; ndyj me fëlliqësira, me gjëra që kanë mikrobe etj.; infektoj. Ia molepsi plagën. Molepsi ajrin (tokën, mjedisin, ujin, lumin). E molepsi rëndë (keq).
  • 2. fig. Bëj që dikush të marrë vese, të ketë të meta e shfaqje të dëmshme etj.; infektoj. I molepsi me veset e tij. Ua molepsi mendjen. Dhia e zgjebosur moleps gjithë kopenë. fj. u.