molisur
MOLISUR mb.
- 1. Shumë i lodhur, i këputur; i ligështuar a i dobësuar shumë, aq sa mezi mbahet më këmbë (zakonisht nga një sëmundje ose nga puna a jeta e rëndë). Me trup të molisur.
- 2. fig. I ligështuar e i dërrmuar shpirtërisht, i lodhur shpirtërisht, që shpreh lodhje të madhe a dobësim; që ka humbur gjallërinë, freskinë etj. Me shpirt (me zemër) të molisur. Zëra të molisur. Shikim i molisur.