monetar
MONETAR mb.
- Që lidhet me monedhën, që i përket monedhës, i monedhës; që lidhet me prerjen e një monedhe të caktuar dhe me ruajtjen e saj. Mjetet monetare. Vlera monetare. Njësia monetare. Qarkullimi monetar. Sistemi monetar. Kriza monetare. Politika monetare. Reforma monetare.