MONOGRAFI f.

  • Studim i gjerë e i hollësishëm shkencor, që trajton një çështje a një temë të veçantë. Monografi gjuhësore (historike). Monografi për Naim Frashrin (për Luftën Nacionalçlirimtare, për bimët mjekësore). Shkroi (botoi) një monografi.