MONOPOLIST m.

  • 1. Ai që ka monopolin në një fushë të caktuar.
  • 2. Kapitalist i madh, përfaqësues i kapitalit monopolist. Një grup i vogël monopolistësh. Shfrytëzimi (sundimi) i egër i monopolistëve. Lufta ndërmjet monopolistëve.


MONOPOLIST mb.

  • Që lidhet me monopolet ose me monopolistët, që u përket monopoleve ose monopolistëve dhe u shërben atyre, që mbron interesat e monopoleve ose të monopolistëve; që ka karakterin e një monopoli ose që bëhet nga monopolet. Bashkime (grupe) monopoliste. Kapitali monopolist tërësia e bashkimeve monopoliste. Borgjezia monopoliste. Forma monopoliste. Politikë monopoliste.
  • Kapitalizëm monopolist shih te KAPITALIZ/ËM,~MI.