morfemë
MORFEMË f. gjuh.
- Njësia me e vogël e kuptimshme në përbërjen e fjalës, e cila është mbartëse e kuptimeve leksikore (rrënja, parashtesat, prapashtesat) ose e kuptimeve gramatikore (mbaresat). Morfemat fjalëformuese ndajshtesat (parashtesat e prapashtesat). Morfemat trajtëformuese mbaresat. Morfema leksikore rrënja dhe ndajshtesat fjalëformuese.