MORFOLOGJIK mb.

  • 1. spec. Që lidhet me trajtën e me ndërtimin e brendshëm të diçkaje, që ka të bëjë me morfologjinë e diçkaje; që i përket morfologjisë së diçkaje, i morfologjisë. Veçoritë morfologjike të shtresës tokësore (të lumenjve). Tiparet morfologjike të veshjeve popullore. Ndërtimi morfologjik i diçkaje. Karakteristikat morfologjike. Ndryshimet morfologjike. Analizat morfologjike të gjakut. Metodat morfologjike. Nga pikëpamja (nga ana) morfologjike.
  • 2. gjuh. Që lidhet me sistemin e trajtave të fjalëve të një gjuhe, që ka të bëjë me morfologjinë e fjalëve; që i përket morfologjisë së një gjuhe. Sistemi morfologjik i gjuhës. Ushtrime morfologjike. Analizë morfologjike.