morr
MORR m. zool.
- 1. Kandërr e vogël pa krahë, që rron si parazit te njerëz të papastër (në trup, sidomos në kokë, në rrobat, në shtresa e mbulesa), te disa kafshë e shpendë etj. Morri i kuq
- a) morr më i madh se morri i zakonshëm, që ka ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe që shkakton sëmundjen e tifos së morrit;
- b) mjek., bised. tifoja e morrit. Morr pule. Morr pate. Fole morrash. Zhdukja e morrave. Tifoja e morrit. mjek., veter. tifo që shkaktohet nga një lloj morri i kuq. E hëngrën morrat. Kishte zënë morra. Vriste morrat.
- 2. Kandërr shumë e vogël, që shtohet shumë shpejt e që u bie bimëve të ndryshme dhe i dëmton ato, duke u thithur lëngun. Morri i zi. Morri i gjelbër. Morri i pjeshkës. Morri i trëndafilit. Morri i panxharit. Morri i drithërave. Morri i misrit.
- As një morr qorr asgjë, asgjësend, kurrgjë. Iu bë morr dikujt thjeshtligj., mospërf. iu ngjit e s'iu nda (për dikë që nuk e duam, që na mërzit etj.). S'e gjeti asnjë morr dëm thjeshtligj. nuk pësoi as dëmin më të vogël, s'humbi asgjë. E rrjep morrin nga bishti shih te RRJEP. E shtie morrin në hell shih te HELL,~I. E di ku i ka morri sytë është shumë i zgjuar e i shkathët, di çdo gjë. Hunda në lis, morri në kurriz fj.u. mendjemadhësia sjell gjithmonë të këqija, mendja e madhe e zeza e të zot.