mosbesim
MOSBESIM m.
- 1. Mungesë besimi te dikush a te diçka, dyshim për vërtetësinë a sigurinë e diçkaje. Mosbesim i dyanshëm. Mosbesim te shokët (te kolektivi). Mosbesim në forcat e veta. Shprehje (shenja) mosbesimi. Tregon (shfaq, shpreh) mosbesim. Mbjell mosbesim. Flet (pyet) me mosbesim. E sheh me mosbesim.
- 2. Veprimi kur dikush nuk beson te zoti a te dogmat fetare, nuk pranon besëtytnitë etj. Mosbesimi te zoti. Mosbesimi në paragjykimet (në ëndrrat, në besëtytnitë, në forcat e mbinatyrshme, në fatin).
- 3. drejt. Shprehje e mospëlqimit a e mospranimit që të zgjidhet një qeveri e caktuar, duke votuar kundër. Votë mosbesimi.