MOSNJOHJE f.

  • 1. Mungesë e njohjes së diçkaje ose të dikujt plotësisht a me përpikëri, mungesa e njohurive të përpikta a të thella për diçka; mungesë përvoje për diçka; filoz. mungesa e pasqyrimit dhe e riprodhimit të botës reale në ndërgjegjen e njeriut. Mosnjohja e botës (e realitetit objektiv, e jetës, e ligjeve të zhvillimit të natyrës e të shoqërisë). Mosnjohja e letërsisë (e muzikës, e folklorit). Mosnjohja e gjuhëve të huaja. Mosnjohja e mjeshtërisë (e teknikës, e metodave të reja). Mosnjohja e vendit. Mosnjohja e njerëzve (e kundërshtarit, e armikut). Mosnjohja e ligjeve (e rregullave, e detyrave, e të drejtave). Mosnjohja e çështjes (e problemit).
  • 2. Mungesë të dhënash për dikë, gjendja kur dikush nuk e ka parë a nuk e njeh fare një tjetër. Mosnjohja e nuses (e dhëndrit).
  • 3. Mungesa e njoftimeve për gjendjen e punëve në një fushë të caktuar, për veprimtarinë e dikujt, për një ngjarje etj. Mosnjohja e lexuesve (e masave, e popullsisë) me diçka. Mosnjohja me programin (me përmbajtjen, me përbërjen). Mosnjohja me të rejat e shkencës. Mosnjohja me përfundimet.
  • 4. Mungesë e të përjetuarit të diçkaje drejtpërdrejt nga dikush. Mosnjohja e shfrytëzimit (e shtypjes, e luftës, e urisë).
  • 5. Mospranim i diçkaje si një gjë e ligjshme, e vërtetë, e drejtë etj. Mosnjohja e një qeverie (e një shteti). Mosnjohja e kufirit. Mosnjohja e vendimit. Mosnjohja e të drejtave (e meritave) të dikujt.