mospërputhje
MOSPËRPUTHJE f.
- 1. Mungesë përputhjeje ndërmjet dy gjërave etj. që bashkohen ose që vihen një mbi një.
- 2. Gjendja kur nuk pajtohen ose nuk përputhen ndërmjet tyre dy a më shumë dukuri a anë të tyre, mendime, veprime etj., mungesa e përputhjes së diçkaje me një tjetër; kontradiktë. Mospërputhje e plotë e mendimeve (e pikëpamjeve). Mospërputhja e karaktereve. Mospërputhja ndërmjet planit të prodhimit dhe planit të shpërndarjes. Mospërputhja e formës me brendinë. Mospërputhje ndërmjet forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Mospërputhja e kërkesave me mundësitë. Ka (vihen re, duken) disa mospërputhje në mendimet (në përgjigjet) e dikujt.