mospasje
MOSPASJE f.
- 1. Mungesë e zotërimit të diçkaje a e kushteve të nevojshme për diçka; mungesa e një vetie a tipari, e një ndjenje etj. Mospasja e tokës (e të hollave, e pasurisë). Mospasja e një biblioteke vetjake. Mospasja e mjeteve (e veglave, e armëve). Mospasja e dokumenteve (e të dhënave, e provave). Mospasja e kushteve. Mospasja e të drejtave (e lirisë). Mospasja e guximit (e dëshirës, e vullnetit, e aftësisë, e përgatitjes së nevojshme). Mospasja e besimit (e bindjes). Mospasja e një mendimi të pavarur.
- 2. vjet. Skamje, varfëri; kund. pasje, kamje. I krimbur në borxhe nga mospasja. Vuante nga mospasja. Jetoi (vdiq) në mospasje.