mospranim
MOSPRANIM m.
- 1. Mungesë e pranimit të diçkaje, kundërshtim për diçka, hedhje poshtë e diçkaje; mohim. Mospranimi i kërkesave (i pikëpamjeve, i mendimit) të dikujt. Mospranimi i detyrës (i përgjegjësisë). Mospranimi i gabimeve (i fajit, i kritikës). Mospranimi i dogmave fetare (i besëtytnive). Arsyet (shkaqet) e mospranimit.
- 2. Kundërshtimi për ta pranuar dikë si anëtar në një organizatë, si pjesëmarrës në një veprimtari etj. Mospranimi i nxënësit në shkollë. Mospranimi në punë (në mbledhje, në organizatë).