MOSSIGURIM m. libr.

  • 1. Mungesë e sigurimit të diçkaje, mosmarrja e masave të duhura për të shtënë në dorë e për të pasur diçka të nevojshme për jetën e për punën. Mossigurimi i lëndës së parë (i bazës ushqimore, i farës). Mossigurimi në kohë i fuqisë punëtore.
  • 2. Mungesë sigurimi, mosmarrja e masave të duhura për sigurimin e jetës së njerëzve dhe të objekteve nga rreziqet e ndryshme. Mossigurimi teknik. Mossigurimi i punëtorëve (i makinerive).