motorik
MOTORIK mb.
- 1. tek. Që ka të bëjë me motorin; që i përket motorit, i motorit ose i mjeteve që punojnë me motor; që ka motor, që punon me motor; që kryhet a prodhohet me motor. Fuqi motorike tërësia e makinave, e mjeteve etj. me motor që zotëron një ndërmarrje etj. ose që përdoren në një fushë të caktuar. Boshti motorik. Vajra motorike vajra për motorë. Pompa (sharra) motorike. Punë (energji, fuqi) motorike.
- 2. fiziol. Që lidhet me lëvizshmërinë e gjallërinë e trupit ose të organeve a të gjymtyrëve të tij; lëvizës. Aftësi motorike.