MOZAIK m.

  • 1. Figurë, zbukurim, portret etj. që bëhet me copëza shumëngjyrëshe guri, mermeri, xhami, metali etj., të cilat vendosen e ngjiten njëra pranë tjetrës mbi një shtresë të fortë. Mozaik ilir (bizantin). Mozaikët e Apolonisë. Zbukurojnë me mozaikë muret (dyshemetë, shtyllat).
  • 2. fig. Diçka që përbëhet nga pjesë jo të njëjta e të larmishme; larmi trajtash, llojesh, pjesësh të ndryshme, që përbëjnë një tërësi. Mozaik ngjyrash. Mozaik melodish. Pjesë të një mozaiku. Është (përbën) një mozaik.
  • 3. bujq. Sëmundje bimësh që shfaqet me njolla të ndryshme nëpër gjethe dhe që e than bimën ose pengon zhvillimin e saj. Mozaiku i zakonshëm. Mozaiku i duhanit (i domates, i specave). Mozaiku me vija.