mposht
MPOSHT kal.
- 1. E vë poshtë dikë, e vë nën vete (në mundje); e mund në një luftë, në një ndeshje, në një lojë etj.; shtyp a thyej një kryengritje etj.; e nënshtroj dikë a diçka. Mposht kundërshtarin. Armiqtë s'e mposhtën dot popullin shqiptar. E mposhti kryengritjen (lëvizjen, kundërrevolucionin). E mposhti me dhunë.
- 2. Arrij ta shtyp një ndjenjë; përballoj e kapërcej një fatkeqësi; duroj e kapërcej një dhembje, një sëmundje etj., i bëj ballë, e mund. E mposhti dhembjen (hidhërimin, dëshpërimin, zemërimin, inatin). E mposhti gjumin (urinë, etjen). E mposhti sëmundjen. Mposhtën vështirësitë (pengesat, fatkeqësitë e natyrës, pasojat e tërmetit). Mposht paragjykimet. Mposht me guxim (me heroizëm).
- 3. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). E bëj të pafuqishëm dikë, e dobësoj; e rrëzoj shumë nga shëndeti; e ligështoj shumë nga ana morale, e vras shpirtërisht, e thyej. S'e mposhti sëmundja (mosha, pleqëria). Komunistët s'i mposht asgjë.