mpreh
MPREH kal.
- 1. Holloj tehun e thikës, sëpatës a të një përdorëseje tjetër që të presë më mirë. Mpreh thikën (gërshërët, briskun, shpatën, sharrën). E mpreh me limë (me grihë, me rrip, më gur). E mpreh mirë.
- 2. E holloj, e ngushtoj shumë diçka në skaj, e bëj si thumb; e bëj me majë skajin e një lapsi etj. Mpreh shtizën (bizën, fëndyellin). Mpreh lapsin. E mprehu nga të dy anët.
- 3. fig. E bëj diçka më të fortë, më të theksuar, më të qartë etj., e ngre në një shkallë më të lartë, e forcoj shumë; i kushtoj vëmendje gjithnjë e më të madhe, i jap rëndësi të veçantë. Mpreh vigjilencën revolucionare. Mpreh vëmendjen (guximin). Mpreh dëgjimin (shikimin). Mpreh kritikën.
- 4. E bëj më të nderë një gjendje a diçka tjetër, e keqësoj, e acaroj. I mprehu marrëdhëniet me dikë.
- 5. E nxit dikë për t'u zënë me një tjetër, e mbush, ndërsej kundër tij, e bëj që të mbajë qëndrim armiqësor kundrejt dikujt, që të sillet keq me të etj. E kishin mprehur mirë. Kush të ka mprehur kështu?
- Mpreh armët përgatitet për luftë. Mpreh dhëmbët
- a) iron. e quan që më parë, pa e pasur ende në dorë, si gjënë a pronën e tij, përgatitet shpirtërisht për ta pasur si të tijën; shpreson më kot se do të ndodhë ose se do të shkojnë punët ashtu si do a si mendon ai;
- b) fillon të kërcënojë dikë, bëhet gati për ta sulmuar, i tregon dhëmbët. I mprehën fjalët me dikë u zunë e u grindën me fjalë të ashpra, i acaruan marrëdhëniet. E mprehu (mirë) penën (lapsin) libr. shih te PEN/Ë,~A. Mpreh sytë përpiqet të shohë edhe më mirë, mpreh shikimin. Mprehu shpatën u përgatit mirë për t'i dhënë armikut goditje vendimtare. Mpreh veshët përpiqem të dëgjoj më mirë, përpiqem të mos më shpëtojë asgjë. Mpreh kunja kot shih te KUNJ,~I.